Real Madrid-Juventus është finalja e këtij viti të Champions League, në tre qershor, në Cardiff.
"Galaktikët" e Zinedin Zidane arritën të kualifikohen përballë vendasve të Atletico, pavarësisht nga humbja 2:1. Golave të shpejtë të Atletico-s me Saul në '11 dhe Griezzmann në '15 nga penalltia, Reali iu përgjigj me Iscon tre minuta nga fundi i pjesës së parë. Gol i cili bëri që të pllakosë heshtja në "Vincente Calderon".
Reali fitoi një javë më parë në shtëpinë e tij me shifrat 3:0 ndërsa rezultati i përgjithshëm i të dyja takimeve është 4:2 në favor të kampionëve të fuqi.
Ky është viti i dytë radhazi ku Reali merr pjesë në finalen e Champions. Një vit më parë, madrilenët ngritën kupën e 11 pas penalltive në finalen ndaj po tw njwjtit rival, Atletico Madrid.
Ndërkohë, rivali i Realit, Juventus, regjistroi finalen e dytë në tre vitet e fundit.
Real Madrid do tentojë kupën e 12 në historinë e Champions, ndërsa Juventus të tretin.
[gallery]22211[/gallery]
Atletico tenton, por s'ia del përballë Realit
Atletico Madrid arriti të kthejë entuziazmin në "Vincente Calderon" që në minutën e 11 të takimit, pasi Saul çoi në rrjetë një top me kokë, pas goditjes së këndit.
Goli i dytë për vendasit erdhi katër minuta më pas kur Griezmann ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Torres. Ishte ky momenti kur Atletico shpresoi jo pak për përmbysjen e rezultatit 3:0 të ndeshjes së parë.
Por rrjedha e lojës ndryshoi kur Reali ngushtoi diferencën me anë të Isco në minutën e 42 të takimit. Një superaksion i Benzema u konkludua me gjuajtjen e fortë të Toni Kroos në portën e Oblak. Gjuajtja e gjermanit pritet nga slloveni i Atleticos, por Isco i ndodhur në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, shënon për Realin.
Pjesa e dytë e takimit nuk ka histori dhe rezultati 2:1 për Atletico nuk ndryshon deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit turk Çakir.
[gallery]22209[/gallery]
/Shqiptarja.com

FOTO