Champions League/ Shanset e kualifikimit të barabarta, trajneri i Partizanit: Na duhet karakter, nesër ndeshje tjetër
Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç
BATE Borisov - Partizani është ndeshja e kthimit për turin e kualifikues të Champions League. Dueli do zhvillohet nesër (e martë) në 20:00, në stadiumin e Mezokovezd në Hungari, kjo pasi ekipet bjelloruse nuk mund t'i zhvillojnë përballjet në vend, pas dënimit nga UEFA për mbështetjen e agresionit rus në Ukrainë.
Ndeshja e parë mes tyre në "Air Albania" përfundoi 1-1, ndërsa dueli i së martës do luhet në një atmosferë të akullt, kjo pasi nuk do ketë tifozë në stadium.
Përpara ndeshjes në konferencën për mediat foli trajneri i Partizanit, Zoran Zekic. Kroati kërkoi më shumë karakter, në një ndeshje që mund të vendosë kalimin e turit.
Pas barazimit 1–1 në ndeshjen e parë, si e konsideroni ndeshjen e kthimit ndaj Bate Borisov?
E kam përmendur edhe në përfundim të ndeshjes së parë në Tiranë, që ky rezultat lë çdo gjë të hapur përsa i përket kualifikimit në raundin e dytë. Kemi luajtur vetëm aktin e parë. Nesër do të jetë një tjetër ndeshje, duhet të kemi përqendrim maksimal dhe të fokusohemi të bëjmë ndeshjen tonë.
Tashmë e njihni kundërshtarin, sa janë shanset e Partizanit për kualifikim?
E theksova edhe më parë që nesër do të jetë krejtësisht një ndeshje tjetër. Ne duhet të bëjmë një ndeshje dhe një paraqitje akoma edhe më të mirë. Duhet të kemi më shumë karakter, më shumë energji dhe më shumë disiplinë.
Si është gjendja fizike e skuadrës?
Kemi disa probleme të vogla, asgjë problematike. Sot kemi edhe seancën e fundit dhe shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë. Nesër besoj i gjithë grupi do të jetë i gatshëm.
Ndeshja nesër do te luhet pa tifozë, si e komentoni këtë fakt?
Nuk mund ta ndryshojmë këtë gjë. Askush nuk e dëshiron që një ndeshje futbolli të luhet pa publik dhe për këtë më vjen shumë keq. Do të jetë një situatë e njëjtë si për ne ashtu edhe për Bate Borisov. Ne duhet të përgatitemi të luajmë edhe në situata të tilla.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.7%
-
Të gabuar
14.2%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 7052
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga nis aktin e fundit për 2024, fitojnë Partizani dhe AF Elbasani! ‘Demat’ momentalisht në krye
20 Dhjetor, 22:15
-
Hidhet shorti i Conference League, mësoni tetë përballjet e fazës play-off
20 Dhjetor, 13:29
-
Superliga, fillon sot akti i fundit për 2024! Ndeshjet në tre ditë, dy duele kyçe
20 Dhjetor, 11:16
-
Conference League zhvilloi ndeshjet e fundit në grup, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe ato në play-off! Sot shorti
20 Dhjetor, 09:19
-
Prag Partizani-Vllaznia, trajneri i shkodranëve: Ndeshja më e madhe deri më tani! Gjoka: Është momenti i Skënderbeut
19 Dhjetor, 15:51
-
Rikthehet Superliga Evropiane, UEFA dhe FIFA vihen në dijeni! Do quhet 'Unify League', detajet e kompeticionit
17 Dhjetor, 15:43
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor, 14:07
-
Superliga/ Tirana në pikë të hallit, Dinamo e mposht 2-1 në derbi dhe merr kreun! AF Elbasani ndal 2-2 Partizanin në kryeqytet, Vllaznia fiton kundër Laçit
14 Dhjetor, 21:08
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor, 17:32