Champions League, Zidane sot
debuton me Realin ndaj Romës

Champions League, Zidane sot<br />debuton me Realin ndaj Romës
Sonte kryeqytetin italian, Roma do të presë gjigantët e Realit të Madridit më të motivuar se kurrë për një fitore të thellë për të treguar se janë pretendentë kryesor për të triumfuar këtë edicion në Europë pas problemeve të fundit në Spanjë në kampionat.

Sfida e sotme do të jetë e vecantë për trajnerin francez, pasi Zidane do të debutojë në stolin e Realit në Champions. Francezi shprehet optimist para kësaj sfide, edhe pse e di që e pret punë e vështirë. “Debutimi është diçka speciale. Është një garë speciale, ne dimë historinë që kemi këtu, jemi të përgatitur për çdo ndeshje, jemi mirë fizikisht.

E dimë që na pret një ndeshje vështirë, të luash në udhëtim dhe ndaj një ekipi të mirë si Roma, nuk është e lehtë. Por unë jam i sigurt në atë që kemi përgatitur. Ne do të tentojmë të japim më të mirën dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodh. E kaluara është e kaluar, ne duhet të shikojmë përpara, se çfarë duhet të bëjmë për të fituar këtë sfidë”.

Ndërsa trajneri i Romës, Luciano Spalletti nuk shikon favoritë sonte në Romë. “Unë mendoj se nuk ka favoritë, ne kemi 50% të mundësisë për të fituar”. Ndeshja e dytë sonte do të jetë Gent-Volfsburg.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të