Champions, Liverpool "shuplakë" Cityt të Guardiolës, Barcelona shkatërron Romën

Champions, Liverpool

Janë luajtur mbrëmjen e sotme dy ndeshjet e dyta të fazës çerekfinale të UEFA Champions League ku kanë triumfuar Barcelona dhe Liverpool, përkatësisht ndaj Roma dhe Manchester City. Blaugranët e patën të lehtë ndaj Romës, duke i mposhtur me rezultatin 4-1. Ishte De Rossi në minutën e 38 ai i cili shënoi në portën e tij dhe skuadra e Barcelonës kalon në avantazh. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0.

Pjesa e dytë nisi më vrullshëm nga skuadra e Barcelonës, por sërish ishte një autogol i K. Manolas që e dyfishoi rezultatin për Blaugranët. Vetëm pak momente më pas ishte G. Pique ai i cili e dërgoi rezultatin në 3-0 pasi gjuajtja e Suarez u prit nga Becker dhe topi shkoi në këmbët e Piques, i cili nuk mund të gabonte me portën e zbrazur.

Ndërsa në "Anfield", Liverpool zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer duke mposhtur me rezultatin e pastër, 3-0, skuadrën e Manchester City-t. Liverpoolit i mjaftuan vetëm 30 minuta për të shënuar 3 gola dhe për të nxjerrë me një këmbë jashtë Championsit, skuadrën e Guardiolës.

Salah hapi serinë e golave në minutën e 12-të, ndërsa në të 21-tën, ishte Chamberlein që shënoi një gol spektakolar nga distanca dhe në fund, në minutën e 30’ ishte Sadio Mane që ndëshkoi për herë të 3-të ‘qytetarët’.

Ndaj edhe në sfidën e kthimit, spektakli është i garantuar.

A. S

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Tirana e 'gjymtuar' në Laç, Erbim Fagu: Më erdhi keq për pikët e humbura në derbi

Tirana e 'gjymtuar' në Laç, Erbim Fagu: Më erdhi keq për pikët e humbura në derbi