Champions,  Manchester United
rrezikon kualifikimin, City shpreson

Champions,  Manchester United<br />rrezikon kualifikimin, City shpreson
Sot do të zhvillohen ndeshjet e fundit në 4 grupe të Champions League për këtë edicion. Në grupin A luhet vetëm për vendin e tretë që të dërgon në Europa League mes Shaktarit dhe Malmoe, pasi Reali dhe PSG janë kualifikuar. Në grupin B është gjithçka e hapur, pasi Volfsburgu ka 9 pikë, United 8 dhe PSV 7.

PSV luan me CSKA, për t’u kualifikuar duhet të fitojë, pasi suksesi është i sigurt pavarësisht rezultatit të ndeshjes tjetër në grup. Volfsburg pret Manchester United dhe duhet që të mos humbasë, pasi barazimi e kalon në fazën tjetër, ndërsa nëse humbet dhe PSV fiton atëherë është jashtë.

Manchester United e shpëton vetëm fitorja në Gjermani. Në grupin C, Benfica dhe Atletiko do të vendosin kryesimin, ndërsa në Turqi, Gallatasarai luan kualifikimin në Europa League ndaj Astanës.

Edhe në grupin D, Juventus është dy pikë para City-t, por nëse sonte do të humbasë në Spanjë ndaj Seviljas dhe anglezët do të fitojnë në Londër ndaj gjermanëve të  Gladbahut ahtëherë do të humbisnin vendin e parë. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën