Champions rikthehet me PSG-Chelsea
Ibra nostalgjik: Më mungon Murinjo

Champions rikthehet me PSG-Chelsea<br />Ibra nostalgjik: Më mungon Murinjo
Pushimet e gjata dimërore i lënë vendin himnit të Champions League, që nis sonte me dy ndeshje. Në Francë, PSG do të presë oligarkët e Chelsea, ndërsa në Portugali zhvillohet ndeshja mes Benficës dhe Zenitit. Sfida mes dy ekipeve që janë ngritur fuqishëm në dekadën e fundit mes PSG-Chelsea ka humbur shkëlqimin pas krizës së londinezëve që solli shkarkimin e trajnerit portugez, Murinjo.

Por edhe pas ardhjes së Hidink sërish situata nuk paraqitet e mirë, pasi ekipi ende nuk ka krijuar stabilitet. Ndryshe paraqitet situata në kampin e francezëve të drejtuar nga Blanc, të cilët kampionatin e kanë ‘de facto’ të fituar, ndërsa tashmë duhet të mendojnë vetëm për triumfin në Europë. Por situata te PSG nuk është aspak e mirë pas deklaratave që bëri Aurir në gjendje të dehur duke e cilësuar Blanc homoseksual, ndërsa nuk munguan ofendimet edhe për Ibrën. Pas pezullimit dhe gjobës, Blanc tregon zhgënjimin ‘Ai penalizoi veten. Ai duhej të ishte duke u përgatitur për Chelsean, për një ndeshje ne një kompeticion ku të gjithë duan të luajnë në vend se të qëndronte në shtëpi, keqardhje”thotë Blanc. Ndërsa Ibrës në këtë ndeshje do t’i mungojë shumë portugezi Murinjo.

“Mendoj se të gjithëve do të na mungojë Mourinjo” ka deklaruar Zlantan. Kapiteni Tiago Silva e shikon të kalueshme ndeshjen me anglezët dhe shprehet se PSG do të sjellë trofeun magjik në Francë. “Ne jemi gati për të fituar. E dimë që do të jetë e vështirë, por kam shume besim se ne do të kualifikohemi. Unë jam shumë krenar me lojtarët. Nganjëherë gjatë ndeshjeve mendojmë se e kemi fituar Champions, pasi jemi shumë të fortë. Por, pavarësisht kësaj ne ende nuk e kemi fituar. Ne dëshirojmë që të vazhdojmë të fitojmë dhe kësaj radhe në Evropë”shprehet ai.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës