Skënderbeu-BATE Borisov sonte në orën 20:00 në Korçë. Sfida do të vendosë së kush do të kalojë më tej në raundin tjetër në Champions League nga dy ekipet. Ndeshja e parë e zhvilluar në Bjellorusi përfundoi me rrjeta të paprekura duke zhvendosur kualifikimin pikërisht në stadiumin ‘Skënderbeu’ që mban edhe emrin e ekipit. Shanset janë të barabarta nga të dy ekipet, por kampionët e Shqipërisë kanë një avantazh, pasi luajnë përballë tifozëve të tyre.
I gjithë qyteti është përfshirë nga emocionet dhe ethet e ndeshjes së madhe të Champions duke blerë të gjitha biletat që janë hedhur në treg, rreth 6 mijë duke treguar se interesimi do të jetë si kurrë më parë. Në prag të ndeshjes trajneri Josa ka deklaruar se do të luajnë për të fituar dhe jo për të vendosur fatin e ndeshjes nga penalltitë. “BATE është një kundërshtar mjaft i fortë, që synon të arrijë në fazën e grupeve.
Por ne kemi një mundësi të artë për të shkuar sa më larg këtë edicion. Pas barazimit në ndeshjen e parë gjithçka është e hapur dhe shanset janë të barabarta për të dy ekipet. Duhet të tregojmë kujdes përballë bjellorusëve, por jo të mbrohemi, pasi do të tentojmë nga minuta e parë për të shënuar” tha ai. Edhe trajneri i ekipit të BATE-s, Aleksandr Yermakovich duke u nisur nga ndeshja e parë ka vlerësuar shqiptarët.
“Skënderbeu ka një ekip të fortë, që di të mbrohet mirë dhe del shpejt në kundërsulm duke rrezikuar seriozisht nëse nuk tregohemi të vëmendshëm për t’i markuar. Barazimi nuk ishte rezultat i mirë për ne, por do të tentojmë që të vendosim kualifikimin në Korçë edhe pse do të jetë e vështirë” deklaroi ai. Skënderbeu pritet që të zbresë në fushë me Shehin, para gardianit Osmani dhe Radas në qendër të mbrojtjes, ndërsa Osmani dhe Arapi nga krahët.
Mushkëria e kampionëve të vendit do të përbëhet nga Shkëmbi, Orelesi, Lilaj dhe Progni që do të jetë i avancuar. Ndërsa sulmi sipas të gjitha gjasave do të jetë me Sefën dhe Berishën. Formacioni i mundshëm i BATE-s është; Chernik, Gayduchik, Khagush (Gordeychuk 70′), Filipenko, Polyakov, Karnitski, Aleksievich, Krivets (Pavlov 70′), M.Volodko, Sihnevich, Rodionov. Ndeshja do të gjykohet nga arbitri kroat Ante Vucemilovic.
Për këtë ndeshje, nëse do të kualifikohet, Skënderbeu do të përfitojë 100 mijë Euro. Premio e majme është bërë e ditur nga Presidenti i ekipit kampion të Shqipërisë, Ardian Take, i cili ka zhvilluar një takim të gjatë me grupin dhe trajnerin duke i mobilizuar akoma më shumë me premion. Nëse Skënderbeu do të kalojë ekipin e BATE-s sonte në turin tjetër do të ndeshet me ekipin e Debrecenit. Kampionët e Shqipërisë janë ndeshur edhe një herë tjetër me ekipin hungarez, sfidë nga e cila nuk kanë kujtime të mirë, pasi u eliminuan.
Megjithatë, Skënderbeu nuk është më ai i edicioneve të mëparshme, pasi është forcuar me lojtarë të rëndësishëm në të gjitha repartet. Edhe pse ende nuk e kanë kaluar këtë tur paraeliminator, në Korçë mendjen e kanë te ndeshja e turit të dytë me hungarezët dhe besojnë që ky do të jetë viti i tyre. Megjithatë përpara Debrecenit është BATE Borisov sonte.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com