Champions, skuadrat e kualifikuara
në 1/8, jashtë Dortmund dhe Napoli 

Champions, skuadrat e kualifikuara<br />në 1/8, jashtë Dortmund dhe Napoli <br>
U luajtën mbrëmjen e sotme ndeshjet e fundit të fazës në grupe të Champions League, duke i dhënë kështu formën reale kompeticionit në fazën e tij më të rëndësishme.

Tetë ekipeve të kualifikuara zyrtarisht ditën e martë, i shtohen edhe 8 të tjera nga 4 grupet e natës së sotme. Në grupin E, Liverpuli dhe Sevilja, ia dolën të siguronin nga një biletë për në fazën tjetër. Grupi F pa Napolin që të mbeste në vendin e tretë, ndërsa Mançester Siti zuri vendin e parë, dhe Shaktari i Donjetskut doli i dyti në grup.

Beshiktashi dhe Porto ishin skuadrat e kualifikuara nga grupi G, ndërsa grupi H i kishte mbyllur llogaritë që më parë, me Tottenhem dhe Realin që zunë përkatësisht vendin e parë dhe të dytë, ndërsa Dortmundi do të vazhdojë aventurën në Europa League./panorama-sport

Ja lista me të gjitha ekipet e kualifikuara:

1.Mançester Junajtid

2.Bazel

3.PSG

4.Bajern Mynih

5.Roma

6.Çelsi

7.Barcelona

8.Juventus

9.Liverpul

10.Sevilja

11.Mançester Siti

12.Shaktar Donjetsk

13.Beshiktash

14.Porto

15.Totenhem

16. Real Madrid

[gallery]25051[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal