Charlie Hebdo, botim special për 2
vjetorin e sulmit në redaksi

Charlie Hebdo, botim special për 2<br />vjetorin e sulmit në redaksi
Më 7 janar mbushen dy vite nga sulmi i ISIS në redaksinë e revistës satirike franceze Charlie Hebdo dhe stafi i saj ka vendosur që të hedhë në treg një botim special për të përkujtuar këtë ngjarje.
 
Botimi që u hodh dje në treg në faqen e parë ka një karikaturë ku shfaqet një burrë biond duke qeshur dhe që shikon gryken e pushkës së një xhihadisti. “2017, më në fund shohim dritë në fund të tunelit”, shkruhet në diçiturën e karikaturës.

karikatura e dy vjetorit te charlie hebdo
(karikatura e faqes së parë për dy vjetorine sulmit në redaksinë e Charlie Hebdo)

Sulmi terrorist në redaksinë e Charlie Hebdo, do të ishte i pari i shumë sulmeve të tjera që do të tronditnin Francën atë vit. Në muajin nëntor të 2015, sulme të koordinuara me armë zjarri dhe me bomba në disa vende publike do të shkaktonin vdekjen e 130 peronave.
 
Ndërkohë vjet në numrin e botuar afër datës së sulmit terrorist, shfaqej një karikaturë e cila përshkruante perëndinë me një kallashnikov në krahë dhe me diçiturën, “Një vit më vonë, vrasësi mungon”. Ky numër i revistës u shit në 1 milion kopje.

karikatura e  1 vjetorit te charlie hebdo
(Karikatura e botimit në vitin e parë pas sulmit në redaksi)
 
Nga sulmi në redaksinë e revistës, Charlie Hebdo, humbën jetën 12 persona. Ndërkohë më 7 janar, Franca do t’i përkujtojë viktimat e sulmit me një ceremoni përkujtimore.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf