Charlie Hebdo, masa sigurie dhe në
Tiranë, Visho Ajazi në amb. franceze

TIRANE - 48 orë pas atentatit në Paris mbi revistën satirike “Charlie Hebdo”, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika ka zhvilluar një takim pune në selinë diplomatike franceze në Tiranë. A1Report sjell pamjet ekskluzive të Vishës në ambasadën franceze ku prej dy ditësh janë rritur dhe masat e sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Edhe Tirana është në gjendje gatishmërie pas sulmit terrorist të ndodhur në redaksinë e të përjavshmes satirike “Charlie Hebdo” në Paris, ku dy franko-algjerianë vranë 12 veta.

Kryeqyteti është vënë nën masa të larta sigurie ku agjentë të antiterrorist civil janë vendosur në porte dhe aeroporte dhe në institucionet diplomatike në Tiranë, veçanërisht në ambasadën Franceze në vendin tonë.

A1 Report siguron fotot ekskluzive të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi në selinë diplomatike franceze në Tiranë. 

Njëkohësisht mësohet se menjëherë pas takimeve në selinë e përfaqësisë franceze, ka patur takim edhe mes kryeprokurorit Llalla dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, ku në qendër të të gjitha takimeve janë vendosur plani i masave konkrete, siguria kombëtare dhe mbajtja nën masa shtesë të çdo shtetasi francez në vendin tonë.

visho ajazi

visho ajazi

visho ajazi ne ambasada franceze tirane
(Në foto: Makina e Visho Ajazit përballë Ambasades Franceze në Tirane)


Takimet 
Në zyrën e ambasadorit francez ka mbërritur kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika. Ai mësohet se ka qëndruar për disa minuta me ambasadorin Bernard Fitoussi ku mësohet se është folur pikërisht në lidhje me gjendjen që po kalonte Franca dhe siguria e të gjithë punonjësve të kësaj ambasade në vendin tonë. Sipas të dhënave, bëhet me dije se masa konkrete në këtë ambasadë janë ndërmarrë menjëherë sapo është raportuar sulmi në redaksinë e gazetës satirike në Paris, ndërkohë që ambasada iu ka kërkuar punonjësve të vet të zbatojnë rregulloren për rastet e gjendjes jo të zakontë.

Pas takimit me kreun e SHISH, përfaqësuesi diplomatik francez është vizituar edhe nga numri dy i Ministrisë së Brendshme, Elona Gjebrea, ku ka marrë garanci për situatën e sigurisë në vendin tonë. Pas mesditës së djeshme, në ambasadën e Francës ka mbërritur edhe kryepolici i vendit, Artan Didi, bashkë me tre vartës të tij, ku mësohet se është diskutuar për gjendjen e rëndë që po kalonte në ato momente Franca. Krerët e lartë të policisë , në vazhdën e njohjes me planin e masave, i kanë dhënë mbështetjen ambasadorit francez edhe për humbjet e jetëve të bashkëkombasve të tij, në redaksinë e “Charlie Hebdo”.

Krerët e policisë takojnë kryeprokurorin 
Siguria në vendet dhe masat konkrete për çështjet e terrorizimit, kanë qenë një ndër pikat kryesore të bisedimeve në takimin mes kryeprokurorit të vendit Adriatik Llalla dhe krerëve të policisë, më në krye Artan Didin. Takimi mes palëve mësohet se është zhvilluar pas daljes së Didit nga ambasada franceze ndërsa janë shkëmbyer të dhëna mbi masat që janë ndërmarrë në të gjithë vendin për të mbajtur nën kontroll kryesisht personat e dyshimtë.  

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin