Charlie Hebdo provokon sërish, këtë 
herë ironizon djalin e vdekur sirian

Charlie Hebdo provokon sërish, këtë <br />herë ironizon djalin e vdekur sirian
Revista satirike franceze Charlie Hebdo ka provokuar sërish me një tjetër karikaturë, që sipas kritikëve, ka kaluar kufijtë e humorit. Kopertina e revistës ka ngjallur një sërë polemikash për vetë ironinë që ka dashur të përcjellë duke përdorur imazhin e Alan Kurdit, vogëlushit sirian që humbi jetën në Shtator gjatë dyndjeve masive të emigrantëve në Europë.

Në karikaturë shkruhej: “Çfarë do të bëhej Alani i vogël kur të rritej?” –“Do të ngacmonte femrat nga të pasmet në Gjermani,” duke iu referuar valës së ngacmimeve seksuale që kanë shkaktuar emigrantët në Gjermani.

E vizatuar nga Laurent Sourisseau, redaktore në revistën Charlie Hebdo, gjithashtu e pranishme në sulmin e një viti më parë në redaksinë e revistës, karikatura tregon dy burra që me gjuhën përjashtë dhe krahët e shtrirë përpara, ndjekin nga pas një grua të tmerruar.

Karikatura ka nxitur reagime të shumta, përfshirë këtu edhe të Mbretëreshës Rania të Jordanisë, që nëpërmjet një statusi në Twitter tha: “Aylan mund të bëhej doktor, mësues, një prind i dashur.” 
charlie hebdo
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës