Charlize Theron “E lumtur mes luksit”

Charlize Theron “E lumtur mes luksit”
Aktorja Charlize Theron nuk ka turp, madje e pranon me sinqeritet se Iipëlqen jeta e saj si e famshme, madje ndihet me fat dhe me shumë para në portofol për të harxhuar. Në një intervistë aktorja ka pranuar se jeta e saj është e pasur dhe e lumtur, e mbushur me shumë gjëra të bukura. Fluturon me avion në klasin e parë dhe fle nëpër hotele luksoze, prandaj nuk mund të kënaqet me gjëra të zakonshme. “Në krahasim me jetën që bëhet në Hollywood, shumë prej kolegëve të mi thonë “unë nuk kam një jaht apo një Ferrari”, por në fakt unë nuk e mohoj dhe nuk e fsheh faktin se mua më pëlqen të udhëtoj me jaht, gjithsesi nuk është diçka për të cilën kam gjithmonë nevojë. Nuk më pëlqen të krijoj vartësi ndaj disa gjërave”. Charlize Theron pranon me sinqeritet se duhet të jetë e ndershme me veten dhe të tjerët, për të kuptuar se çfarë jetë bën. “Fundja, jo të gjithë ne duam të njëjtat gjëra, është pikërisht kjo që e bën interesante këtë botë”, përfundon Theron.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën