Ajo surprizoi fansat e saj me lajmin e muajit të kaluar se kishte adoptuar një djalë. Por, Charlize Theron ka zbuluar se të bërit nënë është diçka që e ka planifikuar prej disa kohësh. Ajo është shfaqur në numrin e muajit maj të revistës Vogue dhe 36 vjeçarja thotë se “kam qenë gjithnjë shumë e sinqertë kur kam thënë se e dëshiroj një familje. Gjithnjë e kam ditur se e dua një familje”. Këtë deklaratë, Theron e bën tre javë pasi tha se është bërë nënë e një djali të shëndetshëm pas birësimit të tij.
SU/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
SU/ Shqiptarja.com











