Check up, Rama: Investimet cilësore
të privatit, shteti s'ka mundësi t'i bëjë

Check up, Rama: Investimet cilësore<br />të privatit, shteti s'ka mundësi t'i bëjë
TIRANË - Përgjigjet e analizave për check-up-in falas janë të garantuara në mënyrë profesionale dhe të zhvilluara sipas standardeve të mjekësisë bashkëkohore. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama dhe ministri Ilir Beqaj gjatë një vizite në një nga laboratorët që ndodhet në Tiranë duke argumentuar. Sipas Ramës investimet që ka barë privati, nuk mund ti bënte dot shteti.
 
"Edhe unë që e kam mbrojtur këtë partneritet publik-privat dhe këtë proces, kam qene krejtësisht i paditur, lidhur me cilësinë e jashtëzakonshme të stafit. Jam shumë i nderuar që kam takuar këto koordinatore të shkëlqyera. Jam i mrekulluar nga teknologjia, nga gjithë serioziteti dhe siguria e procesit dhe sigurisht se  e kam ditur që garancia pas këtij suksesi është ndërthurja me dy kompani nga ma të famshmet që e mbështesin këtë proces. Këtë investim mund ta bënte vetëm partneriteti me privatin. Nuk e bënte dot shteti këtë lloj investimi dhe nuk e garantonte dot shteti këtë lloj cilësie”, tha Rama.

Janë 20 laboratorësh modern, në të gjithë Shqipërinë, të vënë në dispozicion nga Konsorciumi  3P Life Logistic, investim prej 3.2 milion eurosh nga partneri privat. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte sot në një prej laboratorëve që ndodhen në Tiranë, ku pa nga afër kushtet dhe procedurat e zhvillimit të analizave, si dhe u takua me stafin mjekësor që shërben aty.

Pajisjet laboratorike me të cilat punohet në këta laboratorë, po ashtu edhe reagentet, janë prodhime të markave Zvicerane “Roche” dhe Amerikane “Abbott”, që të dy emra - lider botërorë në fushën e Laboratorëve Diagnostifikues. Laboratori është i Akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA), përmes një procesi të kryer nga specialistë të huaj, të njohur dhe me eksperiencë shumëvjeçarë ne Akreditimet e Laboratorëve në Francë dhe në Itali.

Stafi Mjekësor Laboratorik përbëhet nga 61 punonjës, mes të cilëve mjekë me eksperiencë shumëvjeçare në fushën laboratorike, me trajnime specifike të fushës, si dhe me tituj shkencorë që garantojnë saktësinë e rezultateve të analizave.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj shpjegoi se flota prej 40 automjetesh e shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, merr kampionët e gjakut nga 380 qendra shëndetësore në vend për ti dërguara ato në laboratorë. “Rrjeti i laboratorëve të partnerit, ka një investim të partnerit privat prej 3,2 milion euro. Janë 380 qendra shëndetësore, ku flota me 40 automjete, merr kampionët dhe i sjell në laboratorë në të gjithë vendin.”

Administratori i kompanisë Altin Fani shpjegoi se transporti i kampioneve të analizave kryhet duke përdorur teknologji të specializuar gjermane nga kompania “Delta T” e specializuar dhe e pajisur edhe për transportin e organeve. Falë këtij organizimi, kthimi i përgjigjeve tek qytetarët bëhet brenda 2 javësh. “Është një kompani gjermane që merret me transportimin e kampioneve të gjakut. Është një kompani që është e certifikuar vetëm për transportin e kampioneve të gjakut  dhe organeve njerëzore.” - u shpreh Fani.

Megjithatë, krahas kësaj procedure normale për kthimin e përgjigjeve të qytetarëve, në këta laboratorë aplikohet edhe një procedurë e përshpejtuar e kthimit të përgjigjeve brenda një kohe prej 24-48 orë për rastet që konsiderohen ALERT, dhe rekomandohen nga mjeku, apo verifikohen përgjatë kryerjes së ekzaminimeve laboratorike. Për këto raste njoftohet menjëherë Qendra Shëndetësore nga janë kryer analizat, si dhe mjekët e familjes për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Gjithashtu administratori u shpreh se një vëmendje të veçante i është kushtuar arsimimit të punonjësve, si një kusht i rëndësishëm për të qenë pjesë e stafit. “I kam vënë shumë rëndësi shkollimit të personave të punësuar. Shumica e vajzave janë të shkolluara jashtë.”

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv