Cheesecake me reçel panxhari dhe molle

Përbërësit:

  • 200 g biskota
  • 100 g gjalpë
  • 400 g krem djathi
  • 200 ml pana
  • 100 g qumësht i kondesuar
  • Reçel sipas dëshirës

Përgatitja:

Grijmë biskotat në blender, tretim gjalpin dhe e bashkojmë me biskotat. E shtrojmë në tavë dhe e shtypim me gotë. E vendosim në ngrirje derisa të bëjmë kremin. Në tas rrahim kremin e djathit me qumështin e kondesuar dhe me panën. E shtrojmë mbi biskota dhe presim sa të ftohet 3-4 orë në frigorifer, siper i vendosim reçel.