Chelsea fiton me poker dhe
prek titullin kampion në Angli

Chelsea fiton me poker dhe<br />prek titullin kampion në Angli
Chelsea fiton me një poker golash ndaj Southampton duke iu afruar akoma edhe më shumë titullit kampion në Angli.
 
Në ndeshjen e javës së 34-të skuadra e Antonio Conte fitoi me rezultatin 4-2 duke u ngjitur në kuotën e 78 pikëve 7 më shumë se Tottenham i vendit të dytë.
 
Ndeshja e mbrëmjes së djeshme në “Stamford Bridge” ishte spektakolare dhe e dyluftuar pavarësisht rezultatin. Për blutë e Londrës golat u shënuan nga Hazard, Cahill dhe një dygolësh mjaft të bukur Diego Costa ndërsa për miqtë golat mbajnë firmën e Romeu dhe Bertrand në fund të takimit.
 
Edhe 5 ndeshje i kanë mbetur Chelseat për të kurorëzuar një sezon fantastik.Sot luhen edhe tre ndeshje të tjera të prapambetura të Premier League ku Arsenal përballet me Leicester ndërsa Tottenham i vendit të dytë luan ndaj Crystal Palace.
 
Ndërsa në Spanjë Atletico Madrid është surprizuar nga Villareal në ndeshjen e javës së 34-të. Nëndetësja e verdhë e fitoi takimin në Vicente Calderon 1-0 falë një goli të Soriano shënuar 8 minuta nga fundi.
 
Sot luhen ndeshjet e tjera të La Liga ku Barcelona prêt Osasunën ndërsa Real Madrid luan në transfertë ndaj Deportivo La Coruna.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)