Chelsea fiton modestisht,Liverpool
bën poker përball vendit të fundit

Chelsea fiton modestisht,Liverpool<br />bën poker përball vendit të fundit<br>
Me dy gola të realizuar në “Stamford Bridge”, Chelsea ka fituar përballë Brighton & Hove Albion me rezultatin modest 2-0. Në pjesën e parë nuk pati asnjë gol ndërsa pjesa e dytë filloi me golin e Moratas që në minutën e parë, ndërsa vulosi fitoren me golin e dytë pas një ore lojë Marcos Alonsa.

Chelsea mban vendin e tretë në Premiere League me 42 pikë dhe në xhiron e ardhshme “blutë” do të përballen në transfertë me Watfordin.

chelsea

Gjithashtu edhe Liverpool ka marrë tre pikëshin duke bërë ‘poker’ përballë Swanea Cityt.

“Të kuqtë” e dominuan lojën që nga minuta e parë, por në 45 minuta arritën të shënonin vetëm një gol përballë vendit të fundit të Premire League-s.

Golat u shënuan nga Philippe Coutinho në minutën e 6, Roberto Firminon në minutën e 52 dhe 66 , Trent Alexander-Arnold në të 65 minutë dhe goli i fundit u shënua 8 minuta para përfundimit të kohës së rregullt nga Alex Oxlade-Chamberlain.

Liverpool pas kësaj fitore gjendet në vendin e katërt të renditjes dhe niqet nga Tottenham Hotspur me një pikë larg “të kuqve”. 

liverpool

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal