Barcelona shpartalloi Romën në ‘Camp Nou’ me rezultatin 6-1. Golat për katalanasit u shënuan nga Suarez dhe Mesi dopietë, Pique dhe Adriano. Humbja e Romës dhe barazimi i Leverkusenit me Baten 1-1, bën që litalianët dhe gjermanët të ndajnë vendin e dytë me nga 5 pikë duke lënë të hapur garën.

Olimpiakos tronditet nga Bayern Mynih në Gjermani duke pësuar 4 gola duke i dhënë shpresë Arsenalit për vendin e dytë që bëri detyrën duke mposhtur Dinamon e Zagrebit 3-0.

Tashmë londinezët duhet të mundin me rezultat të thellë Olimpiakosin për të kaluar me tej, barazimi i eliminon, pasi janë 3 pikë pas grekëve. Vazhdon të jetë e hapur gara mes tre ekipeve për një vend në grupin G.

Humbja e Portos dhe fitorja e Chelsea në Izrael dhe Dinamos së Kievit në Portugali ndërlikon situatën. Porto dhe Chelsea kanë nga 10 pikë, ndërsa Dinamo e Kievit 8, një ndeshje nga fundi. Zeniti mundi Valencian 2-0 duke i dhënë mundësi Gentit të ngjitet në vendin e dytë pasi mundi Lionin 1-2.


d.b/shqiptarja.com