Chelsea merr kryesimin, Arsenali 'X'
fitojnë Bayern e Barça, humbet Reali

Chelsea merr kryesimin, Arsenali 'X'<br />fitojnë Bayern e Barça, humbet Reali
Manchester City ka arritur që të marrë një pikë në sfidën pa fitues me Arsenalin, e cila përfundoi me rezultatin 2-2. Ndeshja ka qenë mjaft e fortë, e karakterizuar nga një grindë e ashpër nga të dy ekipet që kukonin pikët e plota me cdo kusht.

Arsenali e nisi mirë duke sulmuar nga minuta e parë, madje duke goditur edhe shtyllën me Uelbeck, por City u tregua më pragmatist duke pritur dhe me anë të një kundërsulmi arriti të kalonte i pari në avantazh me Agueron. Goli çorientoi Arsenalin që humbi ritmin duke e mbyllur pjesën e parë në humbje, por fraksioni i dytë ishte ndryshme.

Vendasit ishin më të karikuar dhe më të saktë para portës duke barazuar me Uilshere dhe me kaluar në avantazh me Sanchez, por në minutat e fundit Demichelis barazoi duke prishur festën e Arsenalit.
costa
Chelsea shkatërroi ekipin e Swansea 4-2, ku spikati sulmuesi brazilian i natyralizuar si spanjoll, Costa, i cili shënoi 3 gola për ekipin e drejtuar nga Murinjo duke u kthyer në idhullin e bluve të Londrës. Southampton mori 3 pikë me vlerë përballë Newcastle duke e shpartalluar me poker, ndërsa Tottenham barazoi 2-2 me Sunderland. Pas 4 ndeshjeve Chelsea kryeson me pikë të plota, i ndjekur nga Swansea dhe Southampton.

Premier League

Arsenal 2 - 2 Manchester City
Chelsea 4 - 2 Swansea City
Crystal Palace 0 - 0 Burnley
Southampton 4 - 0 Newcastle United
Stoke City 0 - 1 Leicester City
Sunderland 2 - 2 Tottenham Hotspur
West Bromwich 0 - 2 Everton
Liverpul 0-1 Aston Villa
     
La Liga
Edhe Barcelona e rinisi mbarë kampionatin pas ndërprerjes përballë një kundërshtari që cdo edicion i ka hapur punë, si Athletic Bilbao.
neymar
Megjithatë dy asiste të Mesit i dhanë mundësinë brazilianit Neymar që të dërgonte topin dy herë në rrjetë duke marrë pikët e plota në fushën e tyre. Interesimi ishte maksimal në këtë ndeshje, teksa festohej edhe përvjetori i katalunjës me pankarta duke u rikujtuar edhe njëherë institucioneve spanjolle kërkesën për pavarësi.
real
Reali humbi derbin me Atletikon me rezultatin 1-2. Golin e vetëm të ndeshjes për Realin e shënoi Ronaldo me penallti, ndërsa për miqtë shënuan Tiago dhe Turan duke i dhënë goditjen e dytë radhazi Ancelotit. Në tre ndeshje Reali ka 3 pikë, ndërsa Atletiko 7, pozicionohet e dyta.

Bundesliga
Në Gjermani, kampionët e Bayern Munich fituan përballë Stuttgart me rezultatin e pastër 2-0 duke mos zhgënjyer aspak në fushën e tyre.

Golat për ekipin e Pep u shënuan nga Gotze dhe Riberi, ndërsa zhvilloi një tjetër ndeshje mjaft të mirë spanjolli, Alonso që në pak kohë ka arritur të përshtatet mjaft mirë në Gjermani.
bajern
Dortmundi mundi Freiburgun 3-1, ku vlen që të theksohet rikthimi i Kagavës me gol pas aventurës së dështuar te Manchetser United.

Bundesliga
Bayern Munich 2 - 0 Stuttgart
Borussia Dortmund 3 - 1 Freiburg
Hertha Berlin 1 - 3 Mainz 05
Hoffenheim 1 - 1 Wolfsburg
Paderborn 0 - 0 Cologne


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku