Tekniku Antonio Conte, arriti të rendisë skuadrën e tij në vendin e parë, që në vitin e tij të parë në Britani dhe nga shumë specialistë konsiderohet si protagonisti kryesor i suksesit të “bluve” të Londrës.
Megjithatë, në fitoren e londinezëve ka ndikuar edhe forma e shkëlqyer e futbollistëve si Eden Hazard, Diego Costa dhe N’Golo Kante, por ka edhe nga ata që kanë zhgënjyer.
Sipas WhoScored.com, notën më të mirë e ka marrë lojtari i Chelsea, Azplicueta, i cili u vlerësua 7.9 ndërsa më i dobëti ishte lojtari i West Bromwich, Fletcher i cili u vlerësua 6.0.


Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
