Edhe disa ditë ajo mbush plot 68 vjeçe dhe është në formë të shkëlqyer fizike.

Akoma më shumë përshtypje bën paraqitja e këngëtares Cher gjatë turit të saj muzikor Dressed To Kill rreth Amerikës.

Të premten në mbrëmje ajo performoi në Bruklin duke i lënë pa fjalë fansat e pranishëm.

Ky është turi përfundimtar i këngëtares e cila për pesë dekada me radhë ka dhuruar emocione pa fund për adhuruesit e saj.

cher

 Në një intervistë për revistën  “Elle” ajo është shprehur se i urren fjalë të tilla si legjendë, ikonë, divë etj.

“Unë thjesht preferoj të më thonë Cher”, ka theksuar këngëtarja.

68 vjeçarja seksi ka dhuruar një performancë energjike, ndërkohë që është shfaqur në skenë me veshje të ndryshme ekstarvagante.

(b.t/shqiptarja.com)