Cheryl Cole ka festuar ditëlindjen e saj të 31 gjatë ditës së sotme.

Ajo u surprizua nga trëndafilat e kuq me të cilat e gjeti shtëpinë të mbuluar.

Këngëtarja është fotografuar në një atmosferë tepër romantike duke prerë një tortë ngjyrë pink me tre kate të gjatë.

cheryl cole

Ndërsa, në sfond shihet tavolina me gotat e shampanjës dhe dy qirinj të gjatë të ndezur dekorues.

Petalet e kuqe dhe buqetat kanë rrethuar të gjithë shtëpinë e Cheryl.

Ende nuk dihet kush ia ka dhuruar trëndafilat këngëtares por sipas burimeve i dashuri i saj, Jean-Bernard Fernandez-Versinin po planifikon një ditë të veçantë për të.

Ndoshta do të jetë një darkë në Chiltern Firehouse por nuk dihen detajet.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)