Ne jemi mësuar ta shikojmë atë të grimuar rëndë sa herë që shfaqet në skena të ndryshme.

Por këtë radhë këngëtarja Cheryl Cole ka qenë imazh i firmës së njohur të produkteve kozmetike “L’oreal Paris”, ku është dukur totalisht ndryshe.

cheryl cole

Ajo është shfaqur mjaft natyrale teksa ka pozuar para kamerave dhe aparateve fotografikë.

Ajo është shprehur për mediat e huaja se ka qenë mjaft nervoze në momentin që ka pozuar pa make-up para kamerave, pasi nuk është mësuar ta bëjë një gjë të tillë.

cheryl cole

Por sigurisht që ka vlerësuar të pasurit një lëkurë të pastër, natyrale dhe të freskët.

Ajo është dukur mjaft e bukur dhe tërheqëse në foto e ndryshme që ka realizuar.

cheryl cole

(b.t/shqiptarja.com)