Rusia do të riforcojë praninë ushtarake në zonën e Krimesë për shkak të përkeqësimit të krizës në Ukrainë dhe rritjes së forcave të huaja pranë kufirit rus, njoftoi sot ministri i Mbrojtjes, Serguei Choigou.

"Situata në Ukrainë është shumë e rënduar dhe prania ushtarake e huaj është rritur në afërsi të kufirit tonë", theksoi ai duke iu referuar manovrave ushtarake ku marrin pjesë 15 vende, përfshirë dhe SHBA-në, që kanë nisur dje në perëndim të Ukrainës.

"Një prej detyrave tona kryesore është vendosja e një force ushtarake të plotë dhe të mjaftueshme në zonën e Krimesë", njoftoi Choigou, cituar nga agjencia e lajmeve "Interfax" ndërkohë që ai u shpreh në kuadër të një takimi të këshillit administrativ të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas NATO-s, 1 000 ushtarë rusë ndodhen ende në lindje të Ukrainës, ndërkohë që 20 000 të tjerë ndodhen përgjatë kufirit ruso-ukrainas./ATSH/