Një gjykatë në los Angelos ka dhënë vendimin për 131 ditë heqje lirie, ndaj këngëtarit Chris Brown. Ai është shpallur fajtor për shkeljen e lirisë me kusht. Ka qenë vetë Brown, i cili ka pranuar përfshirjen në një rrahje në Washington gjatë vitit të kaluar.

Fillimisht gjykata e ka dënuar me 365 ditë burg, por janë marrë në konsideratë 234 ditët që tashmë i ka kaluar në rehabilitim dhe në burg. TMZ raporton se gjykatësi e ka urdhëruar Broënin që të marrë terapi adekuate për diagnozën e tij, çrregullim bipolar dhe e ka detyruar që tri herë në javë të bëjë testin e drogës.

Në muajin qershor do të fillojë një tjetër proces gjyqësor kundër Chris, i cili mund ta mbajë edhe gjashtë muaj të tjera në burg.

chris brown

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)