Çifti më i vëzhguar i momentit është padyshim Rihanna dhe Chris Brown.

Çdo lëvizje e tyre komentohet në media që pas deklaratës së Rihannës për një rikthim të tyre.

Por sipas mediave të huaja mësohet se Brown është penduar për braktisjen e të dashurës Karrueche Tran, si dhe është duke bërë të pamundurën për t’u rikthyer me të.

Ata janë parë së bashku duke darkuar më 26 tetor si dhe dy ditë më pas për festën e Halloween.

“Ajo në fakt ka banuar në shtëpinë e tij dhe sigurisht që ende nuk ndihet mirë pas kësaj periudhe.

Po mundohet ta harrojë, por ai vazhdon t’i shkruajë mesazhe dhe i dërgon foto të tyre së bashku. I thotë gjatë gjithë kohës se mungon”,-është shprehur burimi.

Ndërkohë nuk dihet sesi mund ti ketë pritur Rihanna këto deklarata, e cila është shprehur entuziaste për rikthimin e tyre pas episodit të vitit 2009 ku dhe u ndanë.

(xh.k/shqiptarja.com)