MIAMI- Chris Brown akuzohet se i ka vjedhur celularin një fanseje dhe tashmë rrezikon burgun. Policia është duke hetuar mbi deklarimet e Christal Shanae Spann, 24 vjeç, sipas të cilës artisti i ka rrëmbyer telefonit, pasi ishte duke i shkrepur një foto gjatë daljes nga në lokal nate në Miami.
Raporti i policisë pohon se 24-vjeçarja, bashkë me mikeshat e saj, kishte shikuar Brown dhe reperin Tyga, duke dalë nga klubi Cameo dhe duke hyrë në një Bentley të zi. E kështu që mori telefonin, për të shkrepur një foto, teksa ai po hipte në makinë. Sipas përshkrimit të Spann, Brown i rrëmbeu telefonin, duke thënë: “S’do ta vendosësh në asnjë faqe web”. Ndërkohë që hetimet janë në zhvillim e sipër.
sg/
/Shqiptarja.com