Chris Brown Vs Drake, në ring për 10 milion dollarë

Chris Brown Vs Drake, në ring për 10 milion dollarë
Reperëve Chris Brown dhe Drake u janë ofruar 10 milionë dollarë vetëm që të rrihen në një ring të boksit. Organizuesit e këtij ringu besojnë që kjo ofertë mund t’iu interesoj këngëtarëve të cilët dëshirojnë publicitet. Chris Brown dhe reperi Drake janë përleshur ditë më parë në një klub nate për Rihannën dhe shumë njerëz e kanë parë këtë si mundësi për fitim. Në fakt, pronari i licencës “Celebriy Boxing Federatin” u ka ofruar 10 milionë dollarë Chris Brown dhe Drake që të përleshen në ring të boksit. Fituesi do të merrte milionat, ndërsa humbësi do të dilte prej ringut më i pasur për një milion dollarë. Përveç Drake dhe Chris Brown në këtë kacafytje ka pësuar edhe basketbollisti francez në NBA dhe njëkohësisht ish-bashkëshorti i Eva Longorias, Tony Parker, i cili ka qenë në këtë klub nate me mikun e tij, Chrisin.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)