Christian Bale ofendon fansat

Christian Bale ofendon fansat
Aktori i famshëm Christian Bale ka marrë pjesë në promovimin e filmit të tij më të ri “The Dark Knight Rises” në Londër. Pas takimit me fansat dhe dhënies së autografëve Bale, ka kryer një gjest që atyre nuk u ka pëlqyer.

Ai ka pastruar duart e tij me xhel antibakterial dhe më pas është fotografuar nga një paparac.“Në film, ai është një luftëtar i patrembur i krimit, ndërsa në jetën reale edhe përshëndetja dhe nënshkrimi i disa autografeve ka qenë rrezik i madh, prandaj është dashur të përdorë mbrojtje kimike”, është shprehur fotografi, i cili e ka fotografuar këtë moment.

Ky gjest i Bale nuk është pritur mirë nga fansat madje i ka dhe ofenduar ata.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)