Christiano Ronaldo paguan
kurimet për një fëmijë me kance

Christiano Ronaldo paguan <br />kurimet për një fëmijë me kance
Futbollisti i njohur portugez Christiano Ronaldo ka vendosur të paguajë shpenzimet për kurimet e një nëntë vjeçari të diagnostikuar me kancer.Sipas mjekëve nuk mund të bëhej më asgjë vogëlushin Nuhazet, e për këtë arsye prindërit vendosën t’i plotësonin dëshirën e fundit.

Ata e dërguan 9-vjeçarin për të ndjekur një ndeshje në Santiago Bernabeu gjatë muajit të kaluar. Menjëherë pas ndeshjes Ronaldo së bashku me agjentin e tij janë takuar me djaloshin si dhe janë shprehur të gatshëm për të paguar kurimet e tij. “Në spital, ata na dhënë tri opsione: të mos bëjmë asgjë, të provojmë testet eksperimentale ose të dërgonim një biopsi në Shtetet e Bashkuara, ashtu që ata të prodhonin medikamente special,” është shprehur i ati i 9-vjeçarit.

Aktualisht Nuhazet është duke u kuruar në një nga spitalet më të mira të Madridit.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari