Pavarësisht provokimeve të tij të vazhdueshme dhe gatishmërisë për t'u angazhuar në retorikë të nxehtë, zyrtarët e lartë të zbulimit amerikan thonë se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un nuk është i çmendur.
"Kim Jong Un është një aktor shumë racional," tha të mërkurën zëvendësndihmës drejtorja e Qendrës së Misionit të Koresë në Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA.
"Me përjashtim të retorikës agresive, Kim Jong Un nuk ka dëshirë të përballet me forcat e komandës së përbashkët (të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut)", tha Yong Suk Lee në një konferencë për zbulimin në Uashington, të organizuar nga CIA, shkruan “Zëri i Amerikës”.
"Kim Jong Un dëshiron atë që të gjithë sundimtarët autoritarë duan, të qeverisë për një kohë të gjatë dhe të vdesë paqësisht në shtratin e tij", tha zonja Lee.
Vlerësimi i agjencive të zbulimit duket se është në kundërshtim me retorikën që përdoret nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Në një seri mesazhesh në Twitter, Presidenti Trump e ka quajtur udhëheqësin e Koresë së Veriut një "njeri të vogël raketash" dhe në një mesazh të postuar muajin e kaluar, ai tha se Kim është "padyshim një njeri i çmendur".
Megjithatë, zonja Lee dhe zyrtarë të tjerë të CIA-s besojnë se ka pasur një “qëllim të caktuar” në mënyrën se si udhëheqësi i Koresë së Veriut po vepron në skenën botërore.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com