CIA e paralajmëroi 2 muaj para
sulmin terrorist në Barcelonë

CIA e paralajmëroi 2 muaj para<br />sulmin terrorist në Barcelonë
Agjencia Qendrore e Inteligjencës në SHBA, CIA e kishte paralajmëruar Spanjën se sheshi “Las Ramblas” në Barcelonë mund të ishte në objektiv të sulmeve terroriste, pas sulmeve në disa qytete në Europë.
 
Gazeta spanjolle “El Peridoico” ka raportuar se CIA, specifikisht kishte përmendur “Las Ramblas” me forcat lokale të policisë, “Mossos d’Esquadra”.
 
“CIA e kishte paralajmëruar ‘Mossos d’Esquadra’ se Barcelona mund të bëhej një shënjestër terroriste.
 
Agjencia qendrore e inteligjencës e kishte bërë lajmërimin për policinë autonome katalane dy muaj më parë. Madje e kishin vënë edhe fokusin te ‘Las Ramblas” shkruan gazeta.
 
Ndërsa 2 muaj pas paralajmërimit të SHBA, sheshi ishte arenë e sulmit nga ISIS, që mori përgjegjësinë.
 
Nga sulmi mbeten 14 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur, ndërsa në Cambrils, pak kilometra nga Barcelona u shënua një tjetër sulm, por policia vrau 5 terroristët.
 
Shoferi i furgonit që shtypi njerëzit në sheshi “Las Ramblas” dyshohet se është një maroken, i cili është shpallur në kërkim. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt