UASHINGTON – Gjykata e Apelit në SHBA ka marrë vendimin se qeveria në Uashington nuk është e detyruar të publikojë fotot e udhëheqësit të vrarë të Al Qaidës, Osama bin Laden. Gjyqi në aktgjykimin e tij ka thënë se CIA ka refuzuar të publikojë fotografitë, sepse ato janë cilësuar sekret shtetëror dhe kjo merret si bazë e ligjshme për mospublikimin e tyre.
Ky vendim është marrë pas kërkesës së një organizate joqeveritare, që e kishte akuzuar CIA-n për shkelje të ligjit në qasjen e lirë ndaj informacionit në SHBA.
Por CIA e kishte refuzuar këtë, duke theksuar se publikimi është rrezik për sigurinë kombëtare, njoftojnë mediet amerikane. CIA në përgjigjen e saj pati theksuar se fotot janë “rrëqethëse” dhe se në rast publikimi të tyre do të mund të ndodhnin “sulme hakmarrëse ndaj amerikanëve".
Po ashtu, u theksua se edhe publikimi i filmit danez për Profetin Muhamed dhe reportazhet e Newsweek-ut për ushtarët amerikanë, që e përdhosen Kuranin, ka shkaktuar demonstrata shkatërrimtare dhe viktima.
Udhëheqësi i Al Kaidës, Osama bin Laden është vrarë në 2 maj 2011 në qytetin pakistanez Abotabad , kur në shtëpinë ku fshihej prej vitesh hynë ushtarët amerikanë. Ata, pas likuidimit të tij fizik e fotografuan, por fotot deri më tani nuk janë publikuar në media.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com