SHBA - CIA-a ka hapur një hetim mbi sjelljen e ish-shefit të tij Petraues, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar për shkak të aferës seksuale me biografen e tij. Një zëdhënës i saj, tha se qëllimi i këtij hetimi ndërmarrë nga inspektori i përgjithshem i Agjenicë së Inteligjencës, është për të mbledhur fakte të tjera mbi këtë skandal.

Në një intervistë dhënë mbas dorëheqjes së tij, Petraeus tha “se nuk kam nxjerrë kurrë informacione sekrete tek Paula Broadwell''.
Petraeus-i pritet sot të merret në pyetje në Kongresin Amerikan nga ligjvënësit me dyer të mbyllura për më shumë informacione. Gjithashtu ai do të japë llogari edhe mbi sulmin e Ambasadës Amerikane në Siri shtatorin e kaluar ku mbeti i vrarë ambasadori amerikan Christopher Stevens.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare James Clapper dhe nëndrejtori Michael Morell që ka marrë tani drejtimin e agjencisë, kanë pasur një takim mbi çështjen Petraeus.

Në një konferencë shtypi në New Orleans, Prokurori i Përgjithshëm amerikan Eric Holder u përgjigj përse Dipartimenti i Drejtësisë nuk ka informuar Shtëpinë e Bardhë dhe ligjvënësit nga të dyja partitë rreth hetimit. Ai tha “ se ne ishim në proces e sipër dhe duhej të ishim të sigurtë që hetimet nuk duhej të kishin impakt negativ në sigurinë kombëtare.”

Skandali u zbulua kur zyrtarët e FBI-së filluan të hetonin e-mailet kërcënuese dërguar nga Zonja Broadwell ndaj një gruaje tjetër të identifikuar si mike e familjes Petraeus.

Gjithashtu hetimi ka përfshirë edhe Gjeneralin John Allen e NATO-s dhe forcat amerikane në Afganistan për disa e-mail-e flirtuese me vullnetaren sociale Jill Kelley. Sjellje të pahishme të kësaj natyre i dënon ligji ushtarak amerikan, por Gjenerali Allen e mohon të ketë bërë shkelje.

(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)