CIA identifikon zyrtarët rus që i
dhanë emailet e hakuara Wikiliks
Agjencia Qendrore e Inteligjencës në SHBA, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se ka pasur zhvillime të reja në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet në SHBA.
Agjencia Qendrore e Inteligjencës në SHBA, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se ka pasur zhvillime të reja në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet në SHBA.
Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Ruters, e cila citon burime të saj në CIA, janë identifikuar zyrtarët rus të cilët i dhanë materialet e hakuara gjatë zgjedhjeve presidenciale në Amerikë Wikiliks-it.
Këto burime shprehen se hakimi rus është realizuar nga ana e qeverisë ruse, me qëllim favorizimin e presidentit të zgjedhur Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.
“
Në nëntor u bë e qartë se rusët ishin përpjekur të ndërhynin në fushatën zgjedhore në favor të Trump”, është shprehur një prej burimeve të Ruters, i cili është familjarë me raportin e CIA-s për këtë çështje.
Sipas zyrtarëve të CIA-s, në këtë çështje është përfshirë edhe Agjencia e Inteligjencë Ushtarake Ruse, e cila është përpjekur që të fsheh origjinën e materialeve të cilat janë publikuar më vonë në Wikiliks.
Pas deklaratës së drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës në SHBA, James Clapper,se kishte të dhëna të reja mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhje, pritet që një raport të publikohet gjatë ditës së sotme.
Ndërkohë, në një intervistë për Fox News, gjatë kësaj jave, Assange ka deklaruar se qeveria ruse dhe agjencitë shtetërore të Rusisë nuk ishin burimi i materialeve të hakuara gjatë zgjedhjeve amerikane, por nuk ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes së palëve të tretë.
Redaksia OnlineD.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.9%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37
-
Arrestimi i serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë, reagon Vuçiç: Provokim i qëllimshëm, do njoftoj BE-në
3 Gusht, 22:31
-
Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps
3 Gusht, 22:29
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
VIDEO/ Skena komike në 'Paris 2024', çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në 'Pub' për të kryer nevojat personale
3 Gusht, 21:57
-
Trazira në Britaninë e Madhe, e djathta ekstreme sulmon Sunderlandin pas vrasjes së 3 vajzave! Starmer: Ekstremistët dhe huliganët do i mposhtim (Video)
3 Gusht, 21:45
-
Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë
3 Gusht, 21:33
-
Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses
3 Gusht, 21:18