Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara ka bërë me dije se do të krijojë një një grup pune që do të merret vetëm me Kinën. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ky grup pune do të krijohet për të kundërshtuar ndikimin që po krijon Pekini.
Drejtori i CIA -s, William Burns, e konsideron qeverinë kineze si kërcënimin më të rëndësishëm gjeopolitik në shekullin XXI.
"Gjatë historisë sonë, CIA ka marrë përgjegjësinë për të përmbushur çdo sfidë. Tani jemi duke u përballur me provën tonë më të vështirë gjeopolitike në një epokë të re të rivalitetit", tha Burns.
CIA bëri të ditur se të rrisë angazhimet për të rekrutuar folës kinezë dhe do të krijojë një qendër misioni që do të fokusohet në teknologjitë në zhvillim dhe çështjet globale siç janë ndryshimet klimatike.
Kina paraqet një sfidë për komunitetin e inteligjencës amerikane. Ky vend po zhvillon teknologjinë që mundëson parandalimin e spiunimit. Uashingtoni e ka akuzuar publikisht Pekinin që nuk ka bashkëpunuar në përpjekjet për të kuptuar origjinën e COVID-19 dhe ka mbështetur e hakerët për të shënjestruar infrastrukturën thelbësore amerikane. Mirëpo, këto akuza janë mohuar nga Kina.