CIA paralajmëron Trump: Disiplinë
me Iranin, Rusinë dhe  terrorizmin

CIA paralajmëron Trump: Disiplinë<br />me Iranin, Rusinë dhe  terrorizmin
Drejtori i CIA John Brennan ka paralajmëruar presidentin e zgjedhur Donald Trump se dhënia fund e marrëveshjes bërthamore me Iranin do të ishte shkatërruese duke e cilësuar  edhe si kulmin e marrëzisë.

Gjatë një interviste për BBC kreu i shërbimit të inteligjencës këshilloi Trump që të jetë i kujdesshëm me premtimet e Rusisë  duke fajësuar Moskën  për vuajtjet në Siri.Gjatë fushatës së tij manjati shpesh herë ka kërcënuar se do t’i jap fund marrëveshjes me Iraninn dhe se do të punoj për marrëdhënie më të afërta me Rusinë. 

Brennan do të largohet nga CIA në janar pasi shërbeu në këtë post për 4 vite.  

Ndërsa presidenti i zgjedhur Trump  është shprehur se do të nominojë kongresmenin Mike Pompeo si drejtorin e ri të CIA.Gjatë intervistës ai shpalosi disa fusha ku administrata e re duhet të jetë e kujdesshme dhe më e disiplinuar.

Brennan iu referua kryesisht personave që do të jenë në krye të kabinetit duke u shprehur  se nëse ata nuk janë të disiplinuar gjuha e tyre do të përdoret nga ekstremistët dhe organizatat terroriste si një mënyrë për ta portretizuar SHBA  si një qeveri antisislamike.

Terrorizmi, raportet me Moskën ,marrëveshja bërthamore me Iranin dhe mënyra sesi CIA duhet të punësojë agjentët e saj ishin ndër pikat kryesore që kreu i CIA  dha këshilla për adminstratën Trump.

Kjo e fundit po vijon të plotësohet cdo ditë, nominimi më i rëndësishëm deri më tani  do të jetë Steven Mnuchin i cili  mendohet se do të juetë sekretar i thesarit. 53 vjecari ka punuar për Goldman Sachs e më pas është përfshirë si financier në Hollivud.

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)