CIA u kërkon rusëve të zhgënjyer të ndajnë informacione kundër Rusisë
Fotografi nga holli i ndërtesës së CIA-s në Virxhinja, SHBA
Agjencia Qendrore e Inteligjencës së SHBA-së (CIA) ka publikuar një video që përmban udhëzime për rusët e zhgënjyer ose të zemëruar me luftën e Kremlinit kundër Ukrainës dhe jetën nën presidentin Vladimir Putin, se si të ndajnë informacione të vlefshme me inteligjencën amerikane në mënyrë anonime dhe të sigurt.
Videoja e shkurtër nga shërbimi më i lartë i inteligjencës amerikane tregon një zyrtar rus dhe familjen e tij, që duket se kanë një jetë të vështirë, dhe pyesin nëse kjo përputhet me ëndrrat e tyre.
“CIA dëshiron të dijë të vërtetën për Rusinë dhe ne po kërkojmë njerëz të besueshëm që mund të na thonë këtë të vërtetë”, thuhet në video.
"Informacioni juaj mund të jetë më i vlefshëm sesa mendoni".
Videoja është shpërndarë edhe në rrjete tjera sociale, duke përfshirë YouTube, Twitter, Instagram dhe Facebook.
Agjencia amerikane shprehu shpresën e saj për të vendosur kontakte me njerëzit që punojnë në shërbimet e inteligjencës, diplomacisë, shkencës dhe teknologjisë dhe tha se është e interesuar për të gjitha llojet e informatave, përfshirë ato politike dhe ekonomike.
Agjencia shpreson t’i bindë personat që janë të pakënaqur ose që e vënë në dyshim pushtimin e Ukrianës nga vendi tyre, që të ndajnë me të informacionet që mund t'i kenë.
"Qëllimi ynë është t'u ofrojmë atyre mjetet më të sigurta të mundshme për të na kontaktuar", tha një përfaqësues i agjencisë.REL
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 3908
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët
18 Dhjetor, 21:00
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor, 19:41
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor, 18:58
-
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun
18 Dhjetor, 17:29
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor, 17:12
-
Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus
18 Dhjetor, 16:43
-
Ja si u arratis Assad nga Siria! Nga përdorimi i 2 avionëve tek ndihma e Turqisë
18 Dhjetor, 16:21
-
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
18 Dhjetor, 15:42
-
EKSKLUZIVE/ Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë
18 Dhjetor, 14:33
-
VIDEOLAJM/ Donald Trump ndryshon modelin e flokëve
18 Dhjetor, 12:37
-
Non grata nga SHBA/ Maqedonia e Veriut kërkon arrestimin e Artan Grubit, shpallet në kërkim ndërkombëtar
18 Dhjetor, 11:12
-
Veto Surroi: Dhjetori i demokracisë dhe një shenjë normaliteti
18 Dhjetor, 09:52