Ciara koncert në Prishtinë

Ciara koncert në Prishtinë
Këngëtarja amerikane Ciara ka konfirmuar koncertin e saj me datë 28 dhjetor në Prishtinë, duke vijuar kështu listën e koncerteve të emrave të njohur të muzikës ndërkombëtare, që zgjedhin për të performuar në Kosovë. Organizatori i koncertit Drin Zatriqi sipas mediave kosovare ka konfirmuar lajmin, duke thënë se kjo është hera e parë që në Prishtinë do të këndojë një këngëtare, pas shumë koncerteve të reperëve që kanë kënduar gjatë vitit 2011. “Koncerti do të mbahet me datën 28 dhjetor dhe është koncerti i parë që një këngëtare e njohur e huaja këndon në Prishtinë”- tha Zatriqi. Ciara u bë e njohur me albumin “Goddies” i cili në SHBA arriti të shesë 5 milionë kopje si dhe u nominua për 4 çmime “Grammy”. Ndërkaq parashikohet që në këtë koncert të marrin pjesë të gjitha artistet femra që do të këndojnë së bashku, për t’i uruar mirëseardhjen këngëtares amerikane.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online