Pas hapjes së Qendrës Kulturore Shqiptare "Sami Frashëri" në Ankara, zëvendëskryeministri Thaçi ka takuar edhe kryeparlamentarin e Turqisë, Cemil Çiçek.
Sipas KosovaPress, kryetari i Parlamentit të Turqisë, e ka përgëzuar zëvendëskryeministrin Thaçi për arritjet e deritanishme të Kosovës dhe ka theksuar se prania e komunitetit të madh të shqiptarëve në Turqi dhe e pakicës turke në Kosovë janë një urë e fuqishme lidhëse mes dy shteteve.
Zëvendëskryeministri Thaçi dhe kryeparlamentari Çiçek, në këtë takim kanë biseduar edhe për rëndësinë që ka bashkëpunimi parlamentar në diplomacinë e shteteve dhe kanë shprehur gatishmërinë, që parlamentet në mënyrë reciproke nuk do të humbin kohë për ratifikimin e marrëveshjeve apo nismave të ngjashme, kur bëhet fjalë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Gjithashtu, kryeparlamentari Çiçek i ka premtuar Thaçit, se parlamentarët turq në asamblenë e Këshillit të Evropës dhe NATO-s do t'i japin mbështetje maksimale anëtarësimit të Kosovës në këto organizata. Ai është zotuar se do të angazhohet, që në kuadër të parlamentit turk të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të forcimit të shtetësisë dhe njohjes nga shtetet që nuk e kanë njohur, si dhe të anëtarësimit të saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Në fund, kryeparlamentari i Turqisë përmes zëvendëskryeministrit Thaçi ka ftuar për vizitë zyrtare në Ankara edhe kryeparlamentarin e ri të Kosovës Kadri Veselin./atsh/
/Shqiptarja.com