‘Ciceron’/ Aktivitet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës  në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Rikthehet nga sot në orën 19.00, për 4 net radhazi, në teatrin “Metropol” në Tiranë shfaqja “Valë” e Virginia Ëoolf me regji të Enke Fezollarit.

2.            Vijon sot në orën 19.00 në Akademinë Marubi në Tiranë cikli “Kinemaja e Vendeve Frankofone” me filmin “Babysitter”  nga Monia Chokri.

3.            Në kuadër të Pranverës Frankofone orën 12.00  në Europa House bëhet prezantimi i librit të Edith Durham, "Shqipëria e Epërme, një udhëtim në Shqipërinë e Veriut të vitit 1908" (përkthyer në frëngjisht nga Jacqueline Dérens).

4.            Skulpturë, grafikë e pikturë, 25 vepra të artistit Viktor Ferraj në ekspozitën ‘Arketip’, presin vizitorët deri në 30 mars në galerinë “Fab”.

5.            Ekspozita “Prim’Ordine” e artistit Arben Kolici me kurator Sead Kazanxhiun, qëndron e hapur deri në 30 mars në hapësirën dedikuar pakicave kombëtare, Parking Art Gallery.

6.            Vijon edhe sot në orën 19.00, në teatrin “Skampa” në Elbasan komedia britanike “Një dasmë e hatashme” me autor Robin Haëdon dhe regji të Kiço Londos.

7.            Ekspozita personale e piktorit Gazmend Leka “Kaloi një grua” do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë muajit në galerinë "Vilson Kilica" ne Fier.

8.            Në orën 17.00 në Bibliotekën "Thimi Mitko" në Korçë prezantohet libri "Rruga për të ardhmen e njerëzimit" i Edgar Morin, përkthyer në shqip nga Ilia Lëngu.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës