Koncerti simfonik vokal “Një natë ëndrrash” mbahet sot në orën 19.00 në skenën e ‘Operas’ me romancën e melodisë “Rome dhe Zhuljeta”, si dhe kryeveprat e mjeshtreve të kompozicionit si Çajkovski, Rosini apo Bah.
Pas premierës në Tiranë, shfaqja ‘Luba’ me regji të Armand Borës e autor Ylljet Aliçkën, i sjell publikut sot dhe nesër në orën 19.00 tek “Eksperimentali” teatrin ‘playback’ si risi dhe dramën e diktaturës, në një histori dashurie.
Shfaqja “Edmond” me regji të çiftit Andia Xhunga e Indrit Çobani, vijon të shfaqet sot dhe nesër orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar, me një kast të përzgjedhur aktorësh.
Teatri i Kukullave pret sot dhe nesër në orën 10.30 dhe 11.30 vogëlushët për tu argëtuar e reflektuar me përrallën klasike ‘Rosaku i shëmtuar’ me regji të Paolo Comentale në sallën ‘Tonin Harapi’.
Sot në Ditën e Kujtesës, pranë shtëpisë botuese “Berk” në orën 18.30, përkthyesja Aida Baro dhe publicisti Agim Baci do të mbajnë një bisedë mbi librin e Primo Levit “A është vallë njeri?”.
Teatri ‘Petro Marko’ në Vlorë ka çelur siparin e aktiviteteve me shfaqjen ‘Profesionisti’ që vijon të mbahet sot e nesër në orën 19.00 me regji të Leka Bungos e pjesëmarrjen e aktorit Viktor Zhusti.