VIDEO/ 'Ciceron', aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

“Opera” mban sot në orën 19.00 koncertin simfonik vokal "O dolci baci". Orkestra dhe solistët e Teatrit performojnë sot me solistë të rinj të Konservatorit të Salernos.

Një mbrëmje poetike dedikuar vargjeve të dashurisë do të mbahet sot në orën 17.00 në Shtëpinë Studio Kadare.

Në kuadër të përvjetorit të 15-të të Pavarësisë së Kosovës, Qendra Kulturore “Tulla” Kosovës shfaq nga sot në orën 19.00 deri në  datë 16, disa filma të regjisoreve gra.

Standup-komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar”, rikthehet sot e nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar. Humor e situata jetësore në çift, pjesa franceze vihet në skenë nga Artan Imami, po ashtu protagonist si aktor, shoqëruar nga Indrit Çobani e Gentian Zenelaj.

17 skulptura në mermer të Antonio Canovas, një prej artistëve më të mëdhenj të neoklasicizmit evropian vijnë në 51 shkrepje në bardhë e zi të fotografit të njohur  Mimmo Jodice në ekspozitën “Bukuri e përjetshme”,  të çelur në Muzeun Historik.

Të endesh në mendime e në kohë, e frutin e imazheve ta jetësosh në telajo. Është ky koncepti i artistes suedeze Susanne Lund Pangrazio, ekspozita e së cilës “Nëpër shkorret”, qëndron e hapur për vizitorët deri në 18 shkurt në Galeri 70, në Tiranë.

Nga sot në orën 18.00 , për tri ditë radhazi, Teatri Shëtitës “Çajupi” mban në teatrin “Skampa” në Elbasan, komedinë “Një dasmë e hatashme” me regji të Kiço Londos.

Nga mjeshtrit Alinari tek fotografët më të mirë bashkëkohorë, vijon e hapur deri në 28 shkurt në Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita “Italiae”. E konsideruar si një nga koleksionet më të mëdha fotografike në botë, në të ekspozohen 110 nga imazhet më të spikatura në një shekull.

 

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori