‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Pas ‘Operas’, zhvendoset sot në orën 19.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” shfaqja “Karnavalet e Korçës”. Opereta, e kompozuar 45 vjet më parë nga artisti Avni Mula, vjen me regjinë e së bijës, sopranos Inva Mula.

“Princeshat dhe bizelja magjike” presin vogëlushët sot dhe nesër në orën 10.30 e 11.30 në sallën “Tonin Harapi”. Përralla e Andersenit vihet në skenë nga Teatri i Kukullave me regji të Xhuljano Briskaj e koregrafi të Fatjon Sulstarovës.

Pret vizitorët deri në 30 mars,  në Parking Art Gallery në Tiranë, hapësirën më të re dedikuar pakicave kombëtare, ekspozita personale Prim’Ordine e artistit Arben Koliçi, e kuruar nga Sead Kazanxhiu.

Komedia  “La baby-sitter” e autorit Rene De Oboldia, mbahet sot në orën 19.00 në skenën e teatrit “Eksperimental” me regji të Vasjan Lamit.

Me shfaqje, instalacion e diskutime, nis nga sot në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar në Arturbina,  festivali “FemFest”, që zgjat deri në 8 mars.

Orkestra e Harqeve të Durrësit, nën dirigjimin e Petrika Afezollit mban sot në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu”, një koncert, me vepra vendase e të huaja.

Çelet sot në orën 19.00 në Galerinë e Arteve Shkodër një ekspozitë dedikuar krijimtarisë së artistit Ismail Lulani, të ndarë nga jeta dy dekada më parë,  e kuruar nga Helidon Haliti.

Mbahet nesër në orën 18.00 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, shfaqja “Osman Taka” me regji të Naun Shundit.

Komedia franceze “Shtëpiakë të dëshpëruar”, me regji të Artan Imamit, vijon rrugëtimin sot e nesër në orën 18.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi