Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Mbahet sot në orën 19.00 në skenën e teatrit “Eksperimental” shfaqja “Luba” me Autor Ylljet Aliçkën e regjisor Armand Borën.

2. Teatri i Kukullave mban sot e nesër në orën 10.30 dhe 11.30 shfaqjen “Princeshat dhe bizelja magjike” nga Përrallat e Andersenit, me regji të Xhuljano Briskaj.
3. Vijon sot e nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar shfaqja “Tërësisht të huaj” me autor Paolo Genovese-n dhe regji të Erion Isait.
4. Mbahet sot e nesër në orën 19.00 në teatrin “Metropol” shfaqja “Valë” me autore Virginia Ëoolf dhe regji e dramatizim të Enke Fezollarit.
5. Qëndron e hapur deri në 21 mars në Qendrën për Hapje e Dialog, ekspozita “Shpirtra të zhveshur” me 31 vizatime e grafika të artistes Elga Mitre.
6. Ekspozita “Prim’Ordine” e artistit Arben Kolici pret vizitorët deri në 30 mars në Parking Art Gallery.
7. Mbahet nesër në orën 19.00 në Teatrin e Operas shfaqja “Paganini” me koreografi të Patrick De Bana e pjesëmarrje të Shkollës së Baletit.
8. Ekspozita retrospektivë e çelur me krijimtarinë e artistit të ndjerë Ismail Lulani në Galerinë e Arteve Shkodër, vijon e hapur deri në 23 mars.
9. Ekspozita personale e piktorit Gazmend Leka “Kaloi një grua” do të presë vizitorët përgjatë gjithë muajit në galerinë "Vilson Kilica" ne Fier.

