Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Nis nga sot deri në datë 18 në Teatrin e Operas Masterclass-i Ndërkombëtar, Akademia Teatrale, me pjesëmarrjen e sopranos së njohur Ermonela Jaho.
2. Mbahet sot në orën 20.00 në teatrin “Eksperimental” shfaqja “Gruaja e thyer” e Simone De Beauvoir, me regji të Endri Çelës dhe interpretim të Adriana Tolkës.
3. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mban sot në orën 12.00 një aktivitet kushtuar 100-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Jakov Xoxa.
4. Vijon për tri net radhazi në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqja “Orfeu zbret në ferr” me autor Tennessee Ëilliams dhe regji të Nastazja Domaradzka.
5. Me regji të Ada Gurras, mbahet sot dhe nesër në orën 11.00 në Teatrin e Operas, “La Traviata” e Giuseppe Verdit përshtatur për fëmijë.
6. Rikthehet në teatrin “Metropol” çdo mbrëmje deri të dielën në orën 19.00 shfaqja “Tri Dimrat” e autores Tena Stiviçiç me regji të Rozi Kostanit
7. Bëhet sot në orën 11.00 në Akademinë e Shkencave prezantimi në CD i Sonatave për violinë dhe piano të Felice Lattuadas, të ekzekutuara nga Pirro Gjikondi dhe Eugenia Canale.
8. Libri me novela "Viza Amerikane" e autorit Shefqet Meko promovohet sot ora 18.00 në hotel "Plaza", Tiranë.
9. Shkrimtari, studiuesi dhe dramaturgu Stefan Çapaliku do të prezantojë veprën e tij letrare për lexuesit në Pallatin e Kulturës "Ibrahim Bërdaku" në Krujë, sot në orën 17.00.
10. Libri "Qytetit të lindjes-Saranda" i studiuesit Josif Papagjoni promovohet në Galerinë e Arteve në Sarandë sot ora 11.00.
11. Mbahet sot në orën 18.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan komedia “Nga e enjtja në të enjte” e Aldo Benedettit me regji të Milto Kutalit.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7743
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Ciceron’/ ‘E bija e hënës dhe e diellit’, shfaqja teatrale te Liceu! ‘Nata e dymbëdhjetë’ te ‘Metropol’
22 Nëntor, 13:02
-
Guida kulturore/ Koncerti ‘Side-by-Side’ në TKOB, shfaqja ‘Linda’, premierë në Teatrin Kombëtar! Mbahet Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe
21 Nëntor, 10:41
-
‘Guida’ kultutrore/ ‘Udha – Një gjak, një gjuhë, një besë’, dokumentari nga Ferrantelli te ‘Millenium’! ‘Ftesa’, film kundër bullizmit
20 Nëntor, 11:38
-
‘Guida’ kulturore/ Ekspozitë në Muzeun e Vlorës për Ismail Qemalin, aktivitet në teatrin ‘Petro Marko’ për festat e nëntorit
19 Nëntor, 13:08
-
Guida kulturore/ Shfaqja teatrore ‘Le Horla' në teatrin ‘Metropol’, ‘5 fytyrat e heshtjes’ tek Eksperimentali! Takimi i radhës i serisë ‘Zërat e Kulturës’
18 Nëntor, 12:30
-
Guida Kulturore/ 'Vallëzo me ne' sot tek TKOB! 'Nata e dymbëdhjetë' e Shekspirit vjen nga sot tek teatri 'Metropol'
16 Nëntor, 10:27
-
Guida kulturore/ Shfaqja teatrore 'Koncerti' në Teatrin Kombëtar Eksperimental, ‘Festivali i filmit 48 orë' vijon të presë kineastë të rinj! Performanca 'Shtypësit e Mureve' më 16 nëntor
15 Nëntor, 09:50
-
Guida Kulturore/ Sot dita e dytë e Panairit të 27 të Librit! Në mbrëmje ekspozita ‘PranverArt’ në Galerinë e Artit
14 Nëntor, 12:00
-
Guida kulturore/ 'Anonimi i Venedikut' tek ArTurbina, Promovohet libri i Kamala Harris, 'Të vërteta që mbartim'
12 Nëntor, 09:58
-
Filmi 'Kthimi i ushtrisë së vdekur' shfaqet për herë të parë në formë të digjitalizuar! 'Kush do të kujdeset për mua' shfaqja në teatrin 'Metropol'
11 Nëntor, 10:12
-
‘Gudia’ kulturore/ ‘Nata e dymbëdhjetë’ nga Shekspir në ‘Metropol’, Cirku me shfaqje te qendra ‘Kristal’! Në mbrëmje çelet Festivali Mbarëkombëtar i Aktrimit ‘Apollon’
9 Nëntor, 11:43
-
Guida kulturore/ Naxhi Bakalli sjell ekspozitën 'Përherësi'! Në TKOB opera klasike e Puçinit, 'Tosca' në një version për fëmijë
8 Nëntor, 11:30