‘Ciceron’, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Në konceptin modern të Aldjon Matarangasit, me batuta e magjinë e përrallës të përshtatur nga Endri Çela, Teatri i Kukullave vendos sot e nesër në orën 10.30 dhe 11.30 në sallën "Tonin Harapi" në Liceun Artistik shfaqjen "Borëbardha dhe shtatë xhuxhat".

I vendosur tanimë në ambientet e reja pranë rrugës Frank Bardhi, Cirku Kombëtar mban çdo të shtunë e të dielë në orën 11.00 shfaqje me një sërë performancash të larmishme nga trupa.

Vijon sot dhe nesër në teatrin “Metropol” në orën 19.00 shfaqja “Tri dimra” me autore Tena Stiviçiç dhe regji të Rozi Kostanit.

Festivali "Rin Show" shënon finalen këtë fundjavë. Të shtunë e të djelë në orën 18.00 në teatrin "Andon Zako Çajupi" në Korçë performojnë gjimnazistët e radhës të qytetit.

Do të shfaqet sot dhe nesër në orën 20.00 në teatrin "Eksperimental" shfaqja "Gajdo- evropianët e rinj" e çiftit Blerta dhe Jeton Neziraj, që vë në shënjestër racizmin.

Platforma e Artit Bashkëkohor "Harabel" vijon të shfaqë edhe sot nga ora 10.00 në orën 17.00 në ambientet e Universitetit të Arteve punët e artistit të njohur francez JR.

Vijon edhe sot show i xhazit “Italia takon Balkanin” me artistë vendas e të huaj. Në orën 19.00 mbahet një koncert pranë rrugës “Jordan Misja”.

Komedia e Molierit "Borgjezi fisnik" shfaqet sot në orën 19.00 në teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës me regji të Driada Dervishit e një kast të përzgjedhur aktorësh.

Mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan një mbrëmje pianistike në udhëheqjen e pianistes Merita Rexha dhe pjesëmarrjen e artistëve të rinj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi me tritol në derën e motrave Nikolli në Elbasan i kalon SPAK, hetim me dosjen e Dumanit

Shpërthimi me tritol në derën e motrave Nikolli në Elbasan i kalon SPAK, hetim me dosjen e Dumanit