'Ciceron', aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës  në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

Shfaqet sot në orën 17.00 tek 15-katëshi pjesa e parë e serialit “The Prosecutor” me praninë e aktorit të njohur Danny Glover.

Mbahet sot në orën 19.00 në shtëpinë botuese "Berk" një bisedë për poemën "Kamadeva" të Lasgush Poradecit me të ftuar studiuesit Mikalea Minga dhe Songol Çunga.

Prezantohet sot në orën 18.00 në Institutin Italian të Kulturës romani "Nëna" i nobelistes italiane Grazia Deledda, i përkthyer nga Klodeta Dibra.

Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave vijon sot në teatrin "Skampa" në Elbasan me shfaqjet "Pika e ujit" e teatrit të Korçës në orën 10.00, "Është koha e Magjisë" e Qendrës së Fëmijëve nga Podgorica  në orën 12.00 dhe "Pulcinella" e teatrit "Casa di Pulcinella" nga Italia në orën 17.00.

Promovohet sot në orën 17.00 në qendrën kulturore "Aleksandër Moisiu" në Durrës albumi "Kujtesë apo histori" kushtuar Pallatit "Rinia" me autor Flamur Jakupin.

Vijon e hapur deri në 18 maj në galerinë Golemi ekspozita "Udhëtimi" e piktorit të njohur Hasan Nallbani.

Ekspozita “Punë në Letër” e artistit Alban Hajdinaj qëndron e çelur deri në 18 maj në galerinë "Zeta".

Ekspozita “The Curse of the Eye” e artistit Genti Korini vijon deri në 7 maj në Hapësirën Bashkëkohore të Artit “Harabel”.

Pret vizitorët deri në 21 maj në Galeri 70 ekspozita “Simfonia e Talljes” me autor artistin Joni Kraja.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE