'Ciceron'/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. "Ëndrra ime, rinia" me autor Pëllumb Kullën është produksioni më i fundit i Teatrit Kombëtar, me regji të Spiro Dunit. Mbahen në orën 19.00 provat gjenerale në Arturbina, ndërsa nga nesër, për tri net radhazi shfaqja mirëpret publikun.

2. Për të drejtat e grave, figura e të cilave zhvlerësohet në shoqërinë tonë, shfaqja "Tani keni sy për të parë" me regji të Klaudia Pirolit vijon sot në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental "Kujtim Spahivogli".

3.Premiera "Një lojë xhin" me autor Donald Coburn, regji të Rozi Kostanit e interpretim të Yllka Mujos dhe Viktor Zhustit, mbahet sot në orën 19.00 në teatrin "Metropol".

4.‘CloudFest’ sjell në Tiranë grupin muzikor Foltin nga Maqedonia e Veriut, performon sot në orën 20.00 pranë instalacionit “Reja”.

5.Në kuadër të 18 majit, si Dita Ndërkombëtare e Muzeve, në Muzeun Arkeologjik mbahet në orën 10.00 konferenca “Muzetë, qëndrueshmëria dhe mirëqenia”.

6.Muzeu Historik mban sot në orën 11.00 një aktivitet edukativ me nxënësit e gjimnazit  “Sami Frashëri”.

7.Komedia e Eprahim Kishon "Certifikata e martesës", me regji të Driada Dervishit, vijon deri në 21 maj në orën 19.00 në teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës.

8.Java e Evropës vijon rrugëtimin në Peshkopi me panaire, rafting dhe aktivitete kulturore.  Në orën 18.00, në Pallatin e Kulturës mbahet një koncert me trion austriake dhe muzikanten Alicia Edelweiss.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet