'Ciceron'/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Në Teatrin e Operas mbahet nga sot në orën 11.00 për tri ditë radhazi opera për fëmijë e familjarë “Flauti magjik”.

Shfaqja “Një lojë xhin” me regji të Rozi Kostanit e interpretim të dyshes Yllka Mujo dhe Viktor Zhusti mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Metropol.

Java e Evropës shënon sot ditën e fundit. Nga ora 19.00 mbahen një sërë aktivitetesh pranë Universitetit Politeknik, që përmbyllen me një kocert festiv.

Shfaqja “Tani keni sy për të parë” me regji të Klaudia Pirolit shfaqet sot në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental.

Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës "Rin Art" vijon sot në orën 13.00 në Teatrin Kombëtar me shfaqjen "E zonja e Bujtinës” të Goldon, regji të Anxhelo Shkrelit dhe interpretim të gjimnazistëve nga "Aleks Buda".

Me dyer të hapura, mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Migjeni” në Shkodër shfaqja “Hekuba” me regji të Enke Fezollarit.

Me vepra bashkëkohore të 11 artistëve pamorë në zë, qëndron e hapur deri në 29 maj në Galerinë e Arteve Tiranë ekspozita "Muri" me kurator Ardian Devollin.

Qëndron e hapur në galerinë "Fab" deri në 29 maj ekspozita "Start" me imazhe të realizuara nga studentët e programit të ri studimor në Universitetin e Arteve "Fotografi".

Muzikë, kërcim e aktrim, mbahet sot në orën 17.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan një koncert me vogëlushë të talentuar, nën kujdesin e artistit Ardit Serica.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania

Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania